Ata janė miliarderė dhe idhuj tė miliarda njerėzve nėpėr botė. Por ē’kanė bėrė pėr tė merituar gjithė kėtė? Janė femra e meshkujt tė bukur, kanė aftėsi nė aktrim, kanė zė pėr tė kėnduar. Vetėm pėr tė studiuar s’kanė qenė tė aftė. Pjesa mė e madhe e yjeve tė Hollivudit mund tė quhen shumė mirė “tė pashkollė” pasi njė pjesė e madhe e tyre i ka braktisur studimet qė nė shkollė tė mesme.
Brezi i ri i artisteve siē janė Britney Spears, Jessica Simpson, Avril Lavigne etj, kanė vendosur t’i pėrkushtohen karrierės muzikore nė vend qė tė ndjekin shkollėn e mesme. Njė brez tjetėr para atyre ka denjuar tė regjistrohet nė universitet, por pa e mbaruar kurrė. Brad Pitt, Julia Roberts, Sandra Bullock etj, edhe pse sot janė miliarderė, para shumė vitesh kanė vendosur tė ndėrpresin studimet universitare.
Tė famshėm dhe pa shkollė
Nė shumė profesione mungesa e njė diplome pėrkatėse do tė ishte problem. Por jeta ėshtė ndryshe nė Hollivud. Nga 20 aktorėt dhe aktoret mė tė paguara tė Hollivudit, listė e revistės Forbes, pasuria totale e tė cilėve arrin 529 milionė dollarė, vetėm dy kishin njė diplomė Universiteti, Adam Sandler dhe Cate Blanchett. Ndėrsa pėr VIP-at qė s’janė aktorė ndryshon puna. Pėr skenaristėt, regjisorėt, prezantuesit, diploma ėshtė mėse e zakonshme. Disa prej tė diplomuarve janė Oprah Winfrey, Steven Spielberg, David Letterman, etj. Sipas psikologut klinik, James Houran, diploma e Universitetit ėshtė diēka krejtėsisht e panevojshme pėr rezymenė e tė famshmėve. Ndryshe nga mė parė kur yjet mbėshteteshin nė aftėsitė dhe cilėsitė e tyre pėr tė rėnė nė sy, sot ekziston njė mėnyrė tjetėr e tė bėrit tė “yjeve”. Tashmė tė jesh i famshėm nuk ka lidhje me aftėsitė apo mundėsitė, por ka tė bėjė me promovimin dhe shitjen tek publiku.
VIP-at e pashkolluar
Ndėrkohė qė mungesa se njė diplome nuk ėshtė ndonjė fenomen i ri nė Hollivudit, emra tė tillė si George Clooney, Brad Pitt, Julia Robert, etj, tė paktėn kanė tentuar tė studiojnė pėr disa vite nė Universitet, pėr ta braktisur atė nė mes. Brezi i ri i yjeve tė Hollivudit shfaq tė dhėna tė frikshme pėr sa i pėrket arsimimit tė atyre qė nė njė farė mėnyrė kthehen nė ikona tė adoleshentėve e tė rinjve kudo nė botė, duke mos mbaruar as shkollėn e mesme. Ato fitojnė shuma tė mėdha parash pa hyrė akoma nė adoleshencė pa pasur rėndėsi fare se sa tė zgjuar janė, ndaj dhe nuk e shohin aspak tė nevojshme tė shkojnė nė shkollė.

Tė diplomuar:

1. Oprah Winfrey

Prezantuese
Pasuria: 260 milionė dollarė
Universiteti i Tenesi
(Tennessee State University)
Dega: Dramė dhe Fjalim

2.Steven Spielberg

Regjisor
Pasuria: 110 milionė dollarė
Universiteti i Kalifornisė
(California State University at Long Beach)
Dega: Film dhe Arte Elektronike
Dimpluar nė vitin 2001

. Shaquille O’Neal

Basketbollist
Pasuria: 32 milionė
dollarė
Universiteti i Luizianės
(Louisiana State University)
Dega: Studime tė pėrgjithshme
Diplomuar nė vitin 2000

4.Michael Jordan

Basketbollist
Pasuria: 31 milionė
dollarė
Universiteti i Karolinės sė Veriut
(University of North Carolina)
Dega: Gjeografi

........

Ata qė kanė lėnė shkollėn e mesme

1. Jessica Simpson

Kėngėtare
Mosha: 26 vjeē
La shkollėn e mesme “JJ Pearce High School” nė vitin 1977 pėr tė vazhduar karrierėn muzikore

2. Paris Hilton

Trashėgimtare, personazh publik
Mosha: 26 vjeē
La shkollėn e mesme luksoze “Dwight” nė Manhatan, tė cilėn e kanė ndjekur mjaft nxėnės qė janė bėrė mė pas tė famshėm.

3.Britney Spears

Kėngėtare
Mosha: 25 vjeē
Para ngritjes dhe rėnies sė saj meteorike, kėngėtarja e popit la shkollėn e mesme “Kentwood High School” nė Luiziana pėr tė vazhduar karrierėn muzikore.

4. Mischa Barton

Aktore
Mosha: 21 vjeē
Ylli i dramės pėr adoleshentė “The O.C” mbaroi shkollėn Profesionale tė Fėmijėve nė Manhatan nė vitin 2004, por nuk ka vazhduar shkollimin mė tej.

5. Avril Lavigne

Kėngėtare
Mosha: 22 vjeē
Kėngėtarja e cila u shfaq nė tregun muzikor qė nė moshėn 16-vjeēare e la shkollėn e mesme nė Ontario, Kanada pasi siguroi njė kontratė me njė shtėpi diskografike.

6. Lindsay Lohan

Mosha: 20 vjeē
Flokėkuqja e Hollivudit e
la shkollėn e mesme pėr t’iu kushtuar karrierės sė aktrimit e sigurisht mbrėmjeve tė shumta nė shoqėrinė e alkolit.

........

Ata qė kanė lėnė Universitetin

1. Brad Pitt

Aktor
Pasuria: 35 milionė dollarė
Dega: Gazetari, Universiteti i Misurit

2. George Clooney

Aktor
Pasuria: 25 milionė dollarė
Dega: Transmetim, Universiteti i Kentakit

3. Julia Roberts

Aktore
Pasuria: 9 milionė dollarė
Universiteti i Xhorxhias

4. Tom Hanks

Aktor
Pasuria: 74 milionė dollarė
Dega: Teatėr, Universiteti i Kalifornisė
California State University in Sacramento

5. Madonna

Kėngėtare
Pasuria: 72 milionė dollarė
Dega: Kėrcim modern, Universiteti i Miēiganit

6. Sandra Bullock

Aktore
Pasuria: 10 milionė dollarė
Dega: Dramė, Universiteti i Kalifornisė Lindore