A i provuar fėmijėt tuaj 20 gjėrat qė ēdo fėmijė duhet t’i bėjė pa mbushur 10 vjeē? A kanė ecur me biēikletė nė njė pellg me baltė, organizuar njė piknik me kukulla apo pjekur bukė? Mėsojini fėmijėt tė ndėrtojnė njė fole pėr dallėndyshet, mėsojini tė ushqejnė kafshėt nė fermė, ndėrtoni bashkė me to kėshtjella nė rėrė, lėrini tė vizatojnė fytyrėn me ngjyrat e tyre tė dashura. Lista e gjėrave qė duhet tė bėjnė tė gjithė fėmijėt pa mbushur 10 vjeē ėshtė hartuar nga kompania “Persil” e detergjenteve larės pėr tė inkurajuar fėmijėt qė tė luajnė pa u shqetėsuar se mund tė bėhen pis.
Lista
Po tė vėrehet me kujdes, nė listė bėjnė pjesė tė gjitha aktivitetet qė fėmijėt e gjithė brezave i kanė kaluar. Nė ditėt e sotme, pėr arsye nga mė tė ndryshmet, fėmijėt janė gjithnjė e mė pak fėmijė. Uluni me fėmijėt tuaj dhe merreni me radhė listėn, sa prej atyre gjėrave i kanė bėrė fėmijėt tuaj? Nėse ka akoma shumė gjėra pa provuar, mos hezitoni, merrni biēikletėn dhe shkoni nė parqe tė gjelbėruara, bėni njė shėtitje alpine nė mal, uluni sė bashku nė kuzhinė dhe filloni e gatuani, pse jo, bėni njė balonė e fluturojeni.
Fėmijėt tė jenė fėmijė
Nė krahasim me brezat e mėparshėm, fėmijėt sot janė tė rrethuar nga probleme shėndetėsore. Prindėrit i mbrojnė mė shumė se kurrė fėmijėt, duke i shmangur nga ēdo lloj ekspozimi natyror. Deri kėtu, s’ka asgjė tė gabuar, por lejojini fėmijėt tė jenė fėmijė. Lejojini tė vrapojnė, mos ushtroni presion mbi ta, mos i detyroni tė rrinė gjithė kohėn mbi divan.
Fėmijėt dhe presioni
Nė shumė vende tė ndryshme qeveritė i inkurajojnė personat qė kujdesen pėr fėmijėt qė tė veēojnė 4-vjeēarėt mė inteligjentė nė mėnyrė qė ata tė marrin kujdes ekstra. Por a ėshtė njė gjė e mirė kjo pėr fėmijėt, apo ėshtė njė ngarkesė e madhe nė njė moshė shumė tė hershme. Shumė tė rritur, tė cilėt rikujtojnė fėmijėrinė e tyre tė hershme besojnė se liria pėr tė luajtur dhe mungesa e presionit ka qenė gjėja mė e mrekullueshme nė atė kohė.

Lista
1. Tė rrotullohen nė bregun e pjerrėt me bar tė njė lumi.

2. Tė fusin duart nė llaē.

3. Tė lexojnė nėn mbulesėn e krevatit me njė elektrik.

4. Tė bėjnė parfum me petale lulesh.

5. Tė mbjellin fasule nė njė kavanoz me pambuk.

6. Tė bėjnė maska prej letre.

7. Tė ndėrtojnė kėshtjella rėre.

9. Tė ngjiten nė pemė.

10. Tė bėjnė njė pikturė me duar e kėmbė.

11. Tė pikturojnė fytyrėn.

12. Tė gatuajnė bukė.

13. Tė krijojnė njė skulpturė prej plasteline.

14. Tė pjekin kek.

15. Tė ushqejnė njė kafshė.

16. Tė mbledhin luleshtrydhe.

17. Tė njohin pesė lloje tė ndryshme zogjsh.

18. Tė mbledhin krimba.

19. Tė fluturojnė njė balonė.

20. Tė ndėrtojnė njė fole me bar dhe kashtė.