Ish-kryeministri britanik Stanley Baldėin e urrente artin e tė folurit nė publik dhe ia vinte fuqisė sė tij fajin pėr gjakun e derdhur pėrgjatė historisė. Ai besonte se "rrėfimi i sė vėrtetės nuk kishte nevojė pėr art". Por folėsit mė tė mėdhenj tė historisė kanė dėshmuar se e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Ata kanė dėshmuar se nuk mjafton qė njė folės i sprovuar t'i thotė tė vėrtetėn audiencės, ajo duhet tė dojė tė dėgjojė tė vėrtetėn nė radhė tė parė.
Thėnė thjesht, fjalimet e mėdha vijnė nga zėrat pasionantė dhe autoritarė tė sė vėrtetės. Pėr tė arritur autoritetin, folėsit legjendarė kanė pėrdorur njė gamė tė gjerė tė veēorive retorike dhe oratorike. Disa prej kėtyre tipareve janė tė pėrveēme dhe lindin bashkė me njeriun, disa tė tjerė janė tė disponueshme pėr ēdo folės publik qė mund t'i pėrdorė ato siē duhet, pavarėsisht nėse bėhet fjalė pėr njė prezantim modest apo pėr njė angazhim mė tė madh profesional. Disa prej liderėve mė tė mėdhenj botėrore kanė qenė gjithashtu oratorėt mė tė mėdhenj tė botės. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill na mėson se pika kyēe nė njė fjalim ėshtė pozicionimi i qėllimeve tė folėsit nė njė kontekst mė tė gjerė se zakonisht. Ndėrsa ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan i cilėsuar si "Komunikuesi i Madh". Ai u mėson tė gjithė atyre qė aspirojnė tė marrin pėrsipėr funksione lidershipi leksionin se si tė jenė tė dashur, por tė dimė tė ruajmė autoritetin qė i duhet njė lideri. Lideri revolucionar, Marthin Luther King dinte tė fitonte zemrėn e publikut nė ēdo rast duke pėrdorur fjalėt mė tė thjeshta nė njė kontekst hyjnor e nė ēdo rast duke theksuar traditėn. Ish-presidenti amerikan Franklin Roosevelt pėrdorte nė fjalimet e tij strukturimin e frazės nė mėnyrė strategjike, ndėrkohė qė njė ish-president tjetėr amerikan shumė i dashur pėr publikun, John F. Kennedy luante me imazhin e tij. Edhe nėse fjalimet e tij mbahen mend mė shumė pėr pėrmbajtjen ai kishte njė paraqitje tė jashtme qė stimulonte simpatinė e njerėzve. Edhe pse njė prej emrave qė ngjall mė shumė tmerr nė shekullin e 20-tė aftėsitė oratorike tė Hitlerit s'mund tė mohohen asnjėherė. Aftėsia e tij pėr tė kombinuar pasionin me autoritetin kanė bėrė qė turma me miliona njerėz tė ndjekin nga pas pushtetin dhe ideologjinė e tij.
John F. Kennedy
"
le tė ecim pėrpara dhe tė udhėheqim vendin qė duam, duke kėrkuar bekimin e Tij, ndihmėn e Tij, por duke ditur qė kėtu nė Tokė, puna e Zotit duhet tė jetė realisht e jona".
Kennedy ishte njė folės i mirė nė publik, por fjalimet e tij mbahen mend mė shumė pėr pėrmbajtjen e tyre. Nė vitin 1960 ai debatoi me Richard Nixon, debati i parė presidencial i transmetuar nė televizion. Nėse fjalimi dėgjohej nė radio krijohej ideja se Nixon kishte fituar. Por po tė shihej nė televizor dukej sikur ishte Kennedy ai qė kishte fituar, pėr shkak tė rėndėsisė qė ai i jepte paraqitjes dhe qėndrimit.
Winston Churchill
"Le tė shtrėngojmė fort detyrimet tona, dhe tė vazhdojmė tė qėndrojmė tė tillė, nė mėnyrė qė nėse Perandoria Britanike zgjat pėr njė mijė vjet tė tjerėt tė thonė nė ēdo moment, "Kjo ishte periudha mė e mirė e tyre".
Si kryeministėr i Anglisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Churchill i mbante fjalimet e tij mė elektrizuese nėpėrmjet radios. Taktika e tij e preferuar, tė cilėn e pėrdorte vazhdimisht ishte apeli qė bėnte duke pėrdorur historinė. Ai kalonte javė tė tėra duke u dhėnė atyre formė nėpėrmjet saktėsisė retorike, e cila virtualisht ėshtė zhdukur nė ditėt e sotme.
Martin Luther King, Jr.
"
ne nuk jemi tė kėnaqur, dhe nuk do tė jemi tė kėnaqur derisa drejtėsia tė fillojė tė lėvizė ujėrat dhe drejtėsinė nė rrjedhėn e tyre tė duhur".
Nėse fliste nė njė katedėr apo nė njė podium, Martin Luther King gjithnjė predikonte dhe hipnotizonte, duke injektuar fjalėt mė tė zakonshme me njė origjinė spirituale. Gjithashtu ai pėrdorte aluzione lehtėsisht tė njohura duke bashkangjitur idetė e tija tė reja e radikale me ato tė vjetrat e tė stabilizuarat duke u dhėnė kėshtu atyre prestigj e autoritet tė pamohueshėm.
Adolf Hitler
Tmerri qė shoqėron emrin dhe ideologjitė e Hitlerit nuk e pengon atė tė jetė njė mjeshtėr i lindur nė oratori. Asgjė nuk ka kontribuar mė shumė nė lavdinė e tij sesa aftėsitė e tij oratorike. Fjalėt qė nxirrte nga goja gjatė fjalimeve ngjanin mė shumė sa kallėpe dinamiti, ato bindin miliona vetė tė ecnin pas tij dhe kauzės sė tij. Si rezultat, ai konsiderohet si shumė studiues si njė prej folėsve mė tė mėdhenj nė publik tė shekullit tė 20-tė. Ėshtė pikėrisht pėrzierja e pasionit me autoritetin ajo qė e bėnte Hitlerin tė ndizte turmėn.
Ronald Reagan
"Ne nuk do t'i harrojmė kurrė atė e as herėn e fundit, tė cilėn i pamė ata, kėtė mėngjes, ndėrsa ata pėrgatiteshin pėr udhėtim, ndėrsa pėrshėndetėn me dorė dhe "rrėshqitėn pėrtej kufirit tė zymtė tė tokės" pėr "tė prekur fytyrėn e Zotit"
Reagan fitoi epitetin "Komunikues i Madh" pėr shkak tė efikasitetit ēarmatosės tė tonit tė zėrit. Ai i tėrhiqte dėgjuesit dhe u fitonte zemrat me stilin e tij personal dhe tė ngrohtė qė ngjante bisedor e atėsor, informal por autoritar dhe gjithmonė vigjilent ndaj qėllimeve tė tij.
Franklin D. Roosevelt
"
Amerika u sulmua papritur dhe me qėllim nga forcat e Perandorisė sė Japonisė... Shtetet e Bashkuara ishin nė paqe... forcat japoneze sulmuan Hong Kongun, forcat japoneze sulmuan Guamin, forcat japoneze sulmuan ishujt Filipine..."
12 vitet e Roosevelt-it nė detyrė si President i SHBA pėrkuan me disa prej kohėve mė tė trazuara tė vendit, duke i dhėnė atij mė sė shumė se njė rast pėr tė mbajtur njė fjalim tė madh. Nė rastin e "Pearl Harbour" ai e portretizon Japoninė si njė agresor i paprecedent duke vėnė nė punė formėn pasive dhe aktive tė foljeve.